Premier League, vetëm Arsenali bind nga ekipet e mëdha
Në ndeshjet e javës së 14-të të kampionatit anglez, Chelsea u thye në fushën e Leeds, ndërsa Liverpool u frenua në barazim nga Sunderland në “Anfield Road”.
Ndeshjet e mesjavës, të vlefshme për xhiron e 14-të në Premier League-n angleze, regjistruan rikthimin e Arsenalit te fitorja. “Topçinjtë” triumfuan 2-0 në derbin e Londrës kundër Brentford. Ndeshja e luajtur në “Emirates Stadium” u vendos nga golat e Merinos në pjesën e parë dhe rrjetën e Saka në minutat shtesë. Me këtë sukses, Arsenali konfirmohet në krye të renditjes, me 5 pikë më tepër se Manchester City.
Zhgënjeu Chelsea, që u mposht me rezultatin 3-1 në fushën e Leeds, një prej rivalëve të tyre historikë. Skuadra e Maresca-s u dorëzua përballë golave të Bijol prej minutës së 6-të dhe rrjetës së Tanaka-s në fundin e pjesës së parë.
Goli i Pedro Neto-s në startin e fraksionit të dytë krijoi iluzionin se blutë mund ta përmbysnin disavantazhin, por në të 72-ën Calvert-Lewin realizoi edhe golin e tretë për Leeds, duke shfrytëzuar pasigurinë e mbrojtjes kundërshtare. Me këtë humbje, Chelsea zbret në vendin e katërt në renditje.
Vetëm barazim 1-1 ndërmjet Liverpool dhe Sunderland në “Anfield Road”, me skuadrën e Arne Slot, që nuk arriti ti japë vazhdimësi suksesit të arritur ndaj West Ham. “Macet e zeza”, që kanë qenë surpriza e bukur e këtij sezoni kaluan në avantazh me goditjen e Talbi, e cila përfundoi në rrjetë edhe falë devijimit të van Dijk. Vendasit reaguan në të 82-ën me autogolin e Mukiele, pas një aksioni fantastik të Wirtz.
Në ndeshjet e tjera, Aston Villa fitoi 4-3 në fushën e Brighton, Nottingham Forest triumfoi minimalisht në trasfertë me Wolverhampton, ndërsa Burnley i Armando Brojës, i aktivizuar vetëm në minutat e fundit, u thye në shtëpi me rezultatin 1-0 nga Crystal Palace.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)