Lazio eliminon Milanin nga Kupa e Italisë, kuqezinjtë ëndërrojnë rrugëtimin e Napolit

Lazio i jep goditjen e parë të rëndë Milanit këtë sezon, duke e eliminuar nga Kupa e Italisë, megjithatë kuqezinjtë ëndërrojnë ecurinë e Napolit nga sezoni i kaluar.

05.12.2025. 09:21

Lazio eliminon Milanin nga Kupa e Italisë, kuqezinjtë ëndërrojnë rrugëtimin e Napolit

Nga festimet për kreun e klasifikimit tek eliminimi tronditës nga Kupa e Italisë për vetëm pesë ditë. Po i njëjti kundërshtar, Lazio, por një rezultat krejt tjetër për Milanin, që në Olimpico përjetoi zhgënjimin e parë të madh, duke humbur një nga tre objektivat e sezonit.

Max Allegri, zakonisht mjeshtër i kupave dhe fitoreve të vuajtura, këtë herë u ndëshkua nga nata e dobët e disa prej lojtarëve më vendimtarë, si Leao dhe Saelemaekers. Ndërkohë, Nkunku konfirmoi sërish vështirësitë për t’u integruar në skemat e skuadrës, duke u dukur krejtësisht jashtë ritmit.

Pulisic, edhe pse me pak minuta, tregoi më shumë energji dhe qartësi se francezi. Ndërsa lodhja mund të shërbejë si alibi e pjesshme për Leao-n dhe belgun, forma e tyre ishte shumë larg standardeve të zakonshme. Leao, pa hapësira, u tregua i kufizuar në një rol që nuk e preferon, ndërsa goditja e tij e gabuar me të majtën mbetet simbol i mbrëmjes së keqe.

Ndeshja nxori në pah edhe një tjetër problem të vjetër: pankina e dobët. Rikthimi i Jasharit ishte inkurajues, por Modric mbetet i pazëvendësueshëm, edhe pse 40-vjeçar. Pa qetësinë dhe inteligjencën e tij, loja e Milanit u duk e çrregullt. De Winter gaboi në golin e Zaccagnit, duke e lënë të lirë.

Megjithatë, një statistikë i qetëson tifozët: sezonin e kaluar Napoli e nisi Serie A duke u mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë, edhe Milani u mposht nga Cremoneze, po ashtu edhe Napoli u eliminua në këtë fazë nga Lazio… dhe e dimë të gjithë si përfundoi kampionati. Në Milano tashmë shpresojnë për të njëjtin epilog.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)