Futbolli turk po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kundër basteve të paligjshme dhe dyshimeve për trukime të ndeshjeve.
Sipas mediave sportive turke, në orët e para të së premtes policia kreu një seri kontrollesh dhe arrestimesh të koordinuara, duke ekzekutuar 46 urdhër-arreste që përfshijnë zyrtarë klubesh, arbitra dhe lojtarë. Deri tani, 35 persona janë marrë në paraburgim, ndërsa hetimet pritet të zgjerojnë edhe më shumë rrethin e të dyshuarve.
Presidenti i Federatës Turke të Futbollit ka konfirmuar se një numër i lartë arbitrash dyshohet se kanë vendosur baste në qindra ndeshje, çka ka sjellë pezullime masive dhe disa arrestime. Ai theksoi vendosmërinë e institucionit për të “pastruar futbollin turk nga çdo formë korrupsioni”, duke paralajmëruar se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Foto ilustruese
Mes të ndaluarve janë edhe 29 futbollistë, 27 prej të cilëve dyshohet se kanë vënë baste për ndeshjet e skuadrave të tyre. Disa prej sportistëve të akuzuar luajnë në skuadrat elitare të Superligës turke: emrat më të spikatur janë Mert Hakan Yandaş i Fenerbahçe, i cili ka vendosur baste nëpërmjet një ndërmjetësi, por edhe Metehan Baltaçi i Galatasaray-t.
Gjithashtu, dy presidentë klubesh akuzohen se kanë tentuar të paracaktojnë rezultatin e një ndeshje të Kategorisë së Tretë. Bëhet fjalë për një ngjarje të sezonit 2023-2024. Në shënjestër të drejtësisë kanë përfunduar edhe futbollistë të kategorive inferiore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)