“Topi i Artë 2025”, çmimet që do të jepen për më të mirët e vitit në Shqipëri

Mbrëmja Gala do të zhvillohet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke nisur prej orës 20:00.

05.12.2025. 14:11

“Topi i Artë 2025”, çmimet që do të jepen për më të mirët e vitit në Shqipëri

Edicioni i katërt i Mbrëmjes Gala ”Topi i Artë 2025” do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në këtë mbrëmje të veçantë që i kushtohet arritjeve të futbollit vendas dhe kombëtares shqiptare do të ndahen plot 11 çmime, duke vlerësuar protagonistët e vitit 2025 për performancat e tyre.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur pas një procesi transparent votimi nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar. Më poshtë janë të renditura 11 çmimet që do të jepen në këtë event, për të nominuarit për të gjitha kategoritë janë:

Topi i Artë 2025 djem

Topi i Artë 2025 vajza

Trajneri i Vitit 2025

Talenti i Vitit 2025 djem

Talentja e Vitit 2025 vajza

Arbitri i Vitit 2025

Trofeu “Këpuca e Artë 2025” djem

Trofeu “Këpuca e Artë 2025” vajza

“Formacioni i Vitit”

Zemra Kuqezi

Lojtari i Vitit i Kombëtares

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” do të nisë prej orës 20:00.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)