Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është nderuar me një çmim në mbrëmjen e hedhjes së shortit për Kupën e Botës që u mbajt në Uashington.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë është vlerësuar me Çmimin e Paqes nga FIFA, një vlerësim ky që iu dorëzua nga kreu i këtij institucioni, Gianni Infantino.
"Ky është vërtet një nga nderet më të mëdha të jetës sime. Ne shpëtuam miliona jetë në Kongo. Gjithashtu ne parandaluam një konflikt që mund të shpërthente mes Indisë dhe Pakistanit”, tha presidenti amerikan.
Mes të tjerash, lideri i Shtëpisë së Bardhë përgëzoi dhe kreun e FIFA për angazhimin e tij në përgatitjet për Kupën e Botës që do të mbahet në verën e këtij viti në tre shtete.
"Gianni ka bërë një punë të jashtëzakonshme, është vendosur një rekord të ri në shitjet e biletave. Është një homazh i mirë për ju dhe lojën e futbollit, ose siç e quajmë ne. Është përtej shifrave që mendonim se ishin të mundshme", deklaroi Trump.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)