Hidhet shorti i Botërorit, Shqipëria e Kosova njohin kundërshtarët
Është hedhur në Uashington shorti për Kupën e Botës që do të mbahet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Shqipëria dhe Kosova kanë njohur kundërshtarët e mundshëm nëse kualifikohen, teksa goglat kanë sjellë përballje titanësh që në raundin e parë.
Në një mbrëmje të organizuar si spektakël i vërtetë, është hedhur në Uashington, shorti për kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit, Kupa e Botës 2026
Kombëtaret e kualifikuar kanë mësuar kundërshtarët në grupe, në kompeticionin që do të zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Kombëtarja jonë e cila ka ende dy ndeshje për të luajtur në fazën play off përballë Polonisë dhe fitueses së duelit Ukrainë-Suedi, nëse do të kualifikohet në këtë kompeticion, do të gjejë përballë ekipet e Holandës, Japonisë dhe Tunizisë.
Teksa Kosova nëse mund Sllovakinë dhe një mes çiftit Turqi-Rumani, do të gjejë në grup ekipet e SHBA, Australisë dhe Paraguait.
Foto: Newsmax Balkans
Goglat edhe këtë herë kanë sjellë surpriza duke vendosur përballë njëra tjetrës që në ndeshjet e para gjigantë të sportit më të bukur të luajtur me këmbë. Argjentina do të gjejë Austrinë në Grupin J, teksa Holanda do ta hapë kompeticionin përballë Japonisë. Një përballje vërtetë interesante do të jetë dhe ajo mes Brazilit dhe Marokut.
Shorti u ndoq drejtpërdrejt nga presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, kryeministri kanadez, Marc Carney dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili u nderua me Çmimin e Paqes nga FIFA nga vetë kreu i këtij institucioni Gianni Infantino.
Modelja Heidi Klum, komediani Kevin Hart dhe aktori Danny Ramirez ishin prezantuesit e këtij eventi teksa para shortit pati dhe performanca muzikore nga Andrea Bocelli, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger.
Kupa e Botës në Futboll do të zhvillohet për herë të parë në tre vende: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Shorti i Kupës së Botës
Grupi A, Meksikë, Kore e Jugut, Afrikë e Jugut, fituesja e Danimarkë – Maqedonia e Veriut
Çeki – Irlandë
Grupi B, Kanada, Zvicër, Katar, fituesja e Itali-Irlande e Veriut, Uells- Bosnje & Hercegovinë
Grupi C, Brazil, Marok, Skoci, Haiti.
Grupi D, SHBA, Australi, Paraguai, Fituesja mes Kosovës, Sllovakisë, Turqisë-Rumanisë
Grupi E, Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao
Grupi F, Holandë, Japoni, Tunizi, Fituesja mes Shqipërisë, Polonisë, Suedisë dhe Ukrainës.
Grupi G, Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re
Grupi H, Spanjë, Uruguai, Arabi Saudite, Bregu Gjelbër.
Grupi I, Francë, Senegal, Norvegji, fituesja e Irak, Bolivi, Surinam.
Grupi J, Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani.
Grupi K, Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Fituesja mes Xhamajkës, Kongos dhe Kaledonisë
Grupi L, Angli, Kroaci, Panama, Gana.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)