Moment historik në futbollin shqiptar: Për herë të parë një ndeshje u drejtua nga arbitre vajza
Në takimin e Kategorisë Superiore, Egnatia - Flamurtari, arbitre kryesore ishte Emanuela Rusta, ndërsa Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu ishin në rolin e asistenteve.
Në kampionatin shqiptar të futbollit u shënua një moment historik. Për herë të parë, në Kategorinë Superiore, nivelin elitar të futbollit në vend, një ndeshje është drejtuar plotësisht nga arbitre femra, si në rolin kryesor ashtu edhe në pozicionet e asistenteve.
Gjithçka u regjistrua në takimin Egnatia - Flamurtari, ku arbitre kryesore ishte Emanuela Rusta, ndërsa Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu kishin rolin e asistenteve në fushën e lojës. Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe dëshmon progresin dhe rritjen e vazhdueshme të vajzave në fushën e arbitrimit.
Foto: FSHF
Profesionalizmi dhe performanca e tyre e konsoliduar, si në ndeshjet e kampionateve vendase ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, kanë bërë që arbitret shqiptare të përfshihen në aktivitete të rëndësishme të UEFA-s. Ky moment historik vlerësohet edhe si një tregues i besimit në standardet e larta të arbitrimit femëror dhe një shembull pozitiv për gjeneratat e reja të vajzave që synojnë karrierë në sport.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)