Derbi i flaktë në ‘Air Albania’, Fanatics dhe Guerrlis dhurojnë spektakël në tribuna

Ky i sotshmi është ndoshta derbi i kryeqytetit me numrin më të ulët të tifozëve në tribuna, por 'Fanatics' dhe 'Guerrils' nuk kanë nguruar së dhuruari spektakël me koreografitë në shkallët e stadiumit "Air Albania".

07.12.2025. 19:12

Derbi i flaktë në ‘Air Albania’, Fanatics dhe Guerrlis dhurojnë spektakël në tribuna

Raundi i 15-të i Superiores solli sot derbin e madh Tirana – Partizani, që nisi në orën 18:00 në “Air Albania”.

Megjithëse një sfidë e zakonshme me shumë rivalitet, formën e dobët të të dyja ekipeve duket se e kanë reflektuar edhe shkallët e stadiumit, ku nuk janë më shumë se rreth 6 mijë tifozë, ndoshta shifra më e ulët e ndjekjes për një derbi në histori.

Atmosfera në tribunë ka kontraste, pasi tifozët e Partizanit tërhoqën vëmendjen me tullumbace të kuqe dhe personazhin e filmit horror IT, ndërsa ata bardheblu shpalosën një banderolë gjigande.

“Kur i ftohti vjen, vetëm më të fortët mbijetojnë”, shkruhej në banderolën e “Fanatics”, duke i referuar momentit të vështirë që po kalon Tirana.

Pas një pjese të parë ku Partizani shkoi në avantazh 0–1, pjesa e dytë ka nisur me ndryshime nga të dyja skuadrat. Te Tirana u aktivizua Fernandez, ndërsa Tare mbeti në dhomat e zhveshjes, ndërsa Partizani zëvendësoi Koten me Gudjufin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)