Goleadori Muçi, sulmuesi shqiptar i jep fitoren Trabzonsporit me dy gola

Pesë gola në tre ndeshje radhazi e bëjnë Ernest Muçin, legjionarin e momentit mes kuqezinjve. Sulmuesi po shkëlqen në Superligën turke me Trabzonspor dhe mbrëmjen e sotme shënoi dy herë ndaj Goztepe në transfertë.

07.12.2025. 19:36 >> 19:58

Goleadori Muçi, sulmuesi shqiptar i jep fitoren Trabzonsporit me dy gola

Ernest Muçi duket se ka gjetur formën e tij më të mirë dhe është duke shkëlqyer tek Trabzonspor, në Turqi.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar sërish në javën e 15-të të Superligës turke të futbollit, duke tundur rrjetën ndaj Goztepe në transfertë, në minutën e ’46 dhe '76 të sfidës.

Dy golëshi i sotëm e çon në 5 finalizime radhazi djaloshin shqiptar, i cili tashmë ka marrë prej dore klubin turk për ta ngjitur në vendin e dytë në kampionat, duke ëndërruar edhe titullin kampion pasi ndodhen vetëm dy pikë pas Gallatasarait kryesues.

Muçi më parë kishte shënuar dy gola në fitoren spektakolare 3-4 ndaj Bashakshehir, e më pas një gol magjik nga goditja e dënimit në fitoren ndaj Koniaspor, në shtëpi.

Me këtë ritëm goleadori dhe formën e mirë që po kalon Beshiktashi duhet të jetë penduar për huazimin e Muçit tek rivalët në kampionat, ndërsa tekniku i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, do të ketë një armë shtesë në play off e Botërorit, ndaj Polonisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)