Partizani triumfoi bindshëm 2-0 ndaj Tiranës në derbin e Superiores, duke fundosur bardheblutë në vendin e fundit të renditjes dhe duke marrë tre pikë të rëndësishme për vazhdimin e sezonit.
Të kuqtë e nisën ndeshjen me ritëm dhe agresivitet, duke gjetur golin që në minutën e 7-të. Pas një goditjeje këndi, topi mbeti në zonë dhe përfundoi te Hjumën, i cili nga shumë pranë nuk gaboi, duke çuar stadiumin në festë.
Tirana tentoi të reagojë, por loja e tyre mbeti e zbehtë dhe pa rrezikshmëri në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Partizani kontrolloi më mirë lojën dhe në minutën e 66-të erdhi edhe goli i qetësisë. Skuka shënoi pas një aksioni të shpejtë, duke vulosur rezultatin dhe duke u siguruar të kuqve një fitore të merituar.
Me këtë triumf, “Demat e Kuq” ngjiten në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Tirana e Nuhiut mbetet në fund të tabelës, duke parë me ankth një sezon që po bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)