Napoli mundi Juventusin 2-1 në ndeshjen kryesore të javës së 14-të të Serie A dhe u rikthye në krye të renditjes, i ndjekur nga Interi.
Protagonist absolut i takimit u shpall Hojlund, autor i një dopiete. Golin e parë e shënoi në minutën e 7-të pas asistit të Neres, ndërsa të dytin në minutën e 78-të me një goditje me kokë pas një devijimi të pavullnetshëm të McKennie. Për Juventusin shënoi Yildiz në minutën e 59-të, në gjuajtjen e parë në portë të bardhezinjve.
Skuadra e Contes dominoi pjesën e parë dhe, pavarësisht barazimit të përkohshëm, e meritoi fitoren falë një Hojlundi në super formë dhe një Neresi të pandalshëm.
Napoli, megjithëse me mungesa të shumta në mesfushë, diti të menaxhojë më mirë ndeshjen. Juventus tregoi shumë pak në sulm dhe u mbështet vetëm te shpikjet e Yildiz dhe përpjekja e McKennie.
Përpjekjet e Juventusit nuk sollën rezultat dhe Napoli mbylli vitin 2025 i pamposhtur në stadiumin Maradona.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)