Në Madrid u regjistrua befasia e madhe e javës së15-të në La Liga-n spanjolle, ku Reali u thye 2-0 në “Santiago Bernabéu” nga Celta Vigo. Protagonist absolut ishte Williot Swedberg, autor i dy golave, ndërsa madrilenët e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë pas kartonëve të kuq të Fran Garcias pas një ore lojë dhe Álvaro Carreras në kohën shtesë.
Real Madridi kishte kontrollin e lojës në pjesën e parë, por portieri Radu ishte vendimtar për miqtë, duke ndalur tentativat e Arda Güler, Bellingham dhe Vinicius Junior. Në pjesën e dytë, Celta shfrytëzoi kundërsulmet dhe në minutën e 54-t kaloi në avantazh me Swedberg, i cili realizoi me një devijim të bukur me thembër.
Situata u përkeqësua për vendasit kur Fran Garcia u ndëshkua me karton të kuq. Mundësitë e humbura nga Mbappé dhe Gonzalo Garcia nuk mjaftuan për të gjetur barazimin, teksa edhe aktivizimi i Rodrygos nuk solli ndryshim. Tensioni u rrit në minutat e fundit dhe Carreras doli nga fusha për protesta.
Në kohën shtesë, Swedberg shënoi sërish, pasi shmangu Courtois dhe e shtyu topin në rrjetë. Celta mund të kishte realizuar një tjetër gol, por në fund mori 3 pikë të çmuara që e ngrenë në kuotën e 19 pikëve. Kjo ishte fitorja e tyre e parë në 19 vjet, duke i dhënë fund pritjes me 22 ndeshje.
Real Madrid mbetet në kuotën e 36 pikëve. Me këtë humbje, Barcelona kryesuese ruan avantazhin prej katër pikësh ndaj rivalëve të përjetshëm. Në këtë situatë, trajneri Xabi Alonso është nën presion, pasi skuadra e tij rrezikohet të kalohet në renditje edhe nga Villarreal, që ka vetëm një pikë më pak dhe një ndeshje më tepër për të luajtur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)