Trajneri i Juventus-it, Luciano Spalletti, ka treguar arsyen përse ylli i Kosovës, Edon Zhegrova po luan pak minuta në këtë sezon. Spalletti sqaroi se sulmuesi ende nuk është rikuperuar plotësisht pas një lëndimi dhe ka pasur dhimbje gjatë javës, fakt që e ka penguar të stërvitet normalisht.
“Është lojtar shkatërrues në 15 metrat e fundit, por ka pasur dhimbje këtë javë dhe nuk është stërvitur. Kthimi në formën e duhur do kohë. Do të doja ta përdorja më tepër, por duhet të rigjejë formën më të mirë fizike”, tha Spalletti.
Zhegrova u aktivizua në sfidën ndaj Napolit në minutën e 82-të dhe ishte pranë golit të barazimit, por goditja e tij nuk arriti të shkonte në rrjetë. Të kaltërit fituan me rezultatin 2-1 dhe mbeten kryesues në Serie A me 31 pikë, ndërsa Juventusi renditet i shtati me 23 pikë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)