Egnatia ngjitet në krye të Superiores, mposht Vorën

Egnatia ka marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj Vorës, duke rimarrë kreun e Superiores falë dominimit në pjesën e dytë dhe golave të Albanezes e Ndrecës.

08.12.2025. 18:05

Egnatia ngjitet në krye të Superiores, mposht Vorën

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Vorës me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore. Kampionët e nisën sfidën me presion të lartë, duke rrezikuar që në minutat e para me Albanezen dhe Fernandon, ndërsa Vora iu afrua golit me Çibuken, që u ndal nga traversa. 

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, rezultati u zhbllokua në minutën e 51-të, kur Albaneze shënoi me penallti, pas ndërhyrjes së VAR-it që akordoi 11-metërshin. Egnatia vazhdoi të dominojë lojën dhe në minutën e 68-të Ndreca dyfishoi shifrat me një goditje të saktë brenda zonës, duke vulosur fitoren. 

Vora kërkoi reagimin, por tentativat e Ruzgis dhe Fazlagiç nuk gjetën rrjetën. Në minutat e fundit, kampionët administruan rezultatin. Me këtë triumf, Egnatia merr tre pikë të vlefshme dhe ngjitet në krye përkohësisht. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)