Thomas Brdariç, trajneri gjerman i njohur për eksperiencën e tij në Bundesligë dhe për periudhën e suksesshme me Vllazninë, ka zyrtarizuar aventurën e re në Kosovë. Klubi i Drenicës ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje afatgjatë me teknikun, duke hapur kështu një kapitull të ri për skuadrën kuqezi.
Në njoftimin e klubit theksohet se kjo lëvizje konsiderohet historike për Drenicën, duke vlerësuar profilin ndërkombëtar të Brdariç dhe eksperiencën që ai sjell. Skuadra e Superligës së Kosovës shprehet se beson tek vizioni dhe përvoja e tij për të ngritur nivelin e ekipit dhe për të synuar rezultate më të larta në kampionat.
Brdariç, i cili ka punuar në disa vende dhe është i njohur për stilin ofensiv të lojës, shihet si një goditje e rëndësishme për klubin që kërkon të forcojë pozitat në elitën e futbollit kosovar. Drenica pret që ardhja e tij të sjellë një frymë të re, qasje profesionale dhe rritje të konkurrencës brenda skuadrës.
Me këtë afrimin të bujshëm, kuqezinjtë sinjalizojnë ambicie të qarta për të ndërtuar një projekt afatgjatë dhe për të rikthyer identitetin garues të klubit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)