Manchester City, lëndim absurd për Stones duke vendosur pemën e Krishtlindjes

31-vjeçari do të mungojë në supersfidën e Champions League kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. Lajmi për dëmtimin e çuditshëm ka bërë xhiron e botës.

09.12.2025. 20:54

Manchester City, lëndim absurd për Stones duke vendosur pemën e Krishtlindjes

John Stones, mbrojtësi i Manchester City dhe i përfaqësueses së Anglisë, pësoi një dëmtim të çuditshëm duke vendosur dekorimet në pemën e Krishtlindjes në shtëpi. Ndoshta ka ngatërruar këmbën me rrjetin e dritave, ose është përkulur për të marrë një top dhe ka ndjerë ligamentet e gjurit që këndonin “Jingle Bells” në versionin jo fort melodioz.

Si rezultat i dëmtimit të pazakontë, Stones do të mungojë në supersfidën e Champions League kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. Ky incident e vendos mbrojtësin 31-vjeçar në listën e lojtarëve që dëmtohen në mënyra të pabesueshme dhe bën që mediat britanike të pohojnë me shaka se shkaku është… pema dhe dekorimet e Krishtlindjes!

Edhe pse klubi i Manchester City nuk ka dalë me njoftim zyrtar për kohën që do ti nevojitet lojtarit të rikuperohet, mendohet se ai mund të humbasë disa ndeshjeve të rëndësishme gjatë periudhës së festave. Lajmi ka bërë xhiron e botës, por përfundimi është se për sportistët profesionistë, edhe momentet e qetësisë në familje rrezikojnë të bëhen të paparashikueshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)