Bayern Munchen rikthehet te fitorja në ndeshjet e xhiros së gjashtë të fazës së grupit në Champions League. Gjermanët mposhtën Sportingun e Lisbonës me rezultatin 3-1. Pas humbjes në transfertën ndaj Arsenalit javën e kaluar, bavarezët treguan forcën e tyre para tifozëve vendas në “Allianz Arena”.
Golat e fitores u realizuan nga Gnabry, Karl dhe Tah, ndërsa autogoli i Kimmich i dha përkohësisht avantazhin luzitanëve. Me këtë fitore, Bayern ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe kthehet përkohësisht në krye të renditjes. Sporting-u në anën tjetër ka grumbulluar 10 pikë.
Festa e suksesit, u kompletua edhe nga rikthimi i Alphonso Davies. Ylli i bavarezëve zbriti në fushë për herë të parë pas 262 ditësh mungesë për shkak të dëmtimit.
Në ndeshjen tjetër, Olympiacos arriti fitore të ngushtë 1-0 ndaj Kairat Almaty në Kazakistan. Edhe pse temperaturat ishin të acarta, me deri -29° celcius, ndeshja u zhvillua normalisht falë fushës së ngrohur dhe tavanit të “Astana Arena”. Golin vendimtar e shënoi Gelson Martins në minutën e 73-të, pas asistit të Taremi. Olympiacos regjistron kështu fitoren e parë në këtë edicion të Champions League.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)