Pas operacionit në zemër, Egnatia rigjen trajnerin Tetova

Pas 15 javëve në Kategorinë Superiore, Egnatia pozicionohet e dyta me 28 pikë, 2 pikë më tepër se Dinamo ndjekëse.

10.12.2025. 16:52

Pas operacionit në zemër, Egnatia rigjen trajnerin Tetova

Egnatia po vijon përgatitjet për ndeshjen derbi ndaj Dinamo City në kushte optimale. Grupi është i plotë, ndërsa skuadrës i është bashkuar edhe Jefferson, duke shtuar alternativat në përbërje.

Lajm i rëndësishëm për klubin është rikthimi i trajnerit Edlir Tetova pranë ekipit, pas ndërhyrjes në zemër që ka kryer. Prania e tij pritet t’i japë një shtysë të rëndësishme Egnatias në prag të këtij takimi të rëndësishëm.

Kampionët e Shqipërisë në fuqi vijnë në këtë sfidë pas fitores në ndeshjen e fundit me Vorën. Pas 15 javëve në Kategorinë Superiore, Egnatia pozicionohet e dyta me 28 pikë, 2 pikë më tepër se Dinamo ndjekëse.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)