Berat Gjimshiti e mbyll vitin i dëmtuar, sa do të mungojë kapiteni?

Berat Gjimshiti e mbyll vitin i dëmtuar. Mediat italiane konfirmojnë se kapiteni i Kombëtares do të mungojë të paktën në dy ndeshje të Seria A.

Burimi: Gazzeta dello Sport

18.12.2025. 22:49

Berat Gjimshiti e mbyll vitin i dëmtuar, sa do të mungojë kapiteni?

Berat Gjimshiti ka mbyllur para kohe vitin sportiv, pasi është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit të Atalantës në kampionat ndaj Cagliarit.

Kapiteni i kombëtares shqiptare shfaqi probleme fizike në pjesën e dytë të takimit dhe u detyrua të braktisë fushën, duke ngritur shqetësime për gjendjen e tij.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar se mbrojtësi kuqezi ka pësuar një dëmtim muskulor të shkallës së parë në këmbën e djathtë. Edhe pse lëndimi nuk cilësohet i rëndë, stafi mjekësor i Atalantës ka vendosur që Gjimshiti të ndjekë një program rikuperimi, çka do ta mbajë atë jashtë fushave për disa javë.

Sipas mediave italiane, përfshirë “La Gazzetta dello Sport”, Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të ekipit bergamask, përballë Genoas më 21 dhjetor dhe Interit më 28 dhjetor. Mungesa e tij pritet të ndihet, duke qenë se ai është një nga pikat kyçe të repartit mbrojtës dhe një lider në fushë për Atalantën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)