Një nga emrat më të spikatur të kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, po përjeton ditë të veçanta jo vetëm në karrierën sportive, por edhe në jetën personale. Sulmuesi ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së tij, pasi është bërë baba për herë të parë.
Daku dhe partnerja e tij, Vesa Vllasalliu, janë bekuar me ardhjen në jetë të një vajze, së cilës i kanë vendosur emrin Miresa. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë futbollisti në rrjetet sociale, duke publikuar një foto plot emocion dhe dashuri.
Në mesazhin e tij, Daku shpreh mirënjohje dhe falënderim, duke e cilësuar ardhjen e vajzës si një bekim të madh dhe duke i uruar asaj shëndet e fat në jetë. Ky moment i veçantë shënon një fitore të re për futbollistin, këtë herë jashtë fushës së blertë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)