Rikthehet dhuna në stadiumin e Vlorës, tifozët godasin lojtarët e Teutës, ndërhyn FNSH
Ndeshja e Superligës mes Flamurtarit dhe Teutës, e cila po luhej në stadiumin e Vlorës, u ndërpre në minutën e 69-të pas tensioneve të rënda në fushë dhe në tribuna.
Ndeshja e Superligës mes Flamurtarit dhe Teutës, e cila po luhej në stadiumin e Vlorës, u ndërpre në minutën e 69-të pas tensioneve të rënda në fushë dhe në tribuna.
Gjithçka nisi pas një konflikti mes lojtarëve në fushën e lojës, i cili nxiti reagimin e tifozëve vendas. Disa tifozë madje kapërcyen gardhet rrethuese dhe u futën në fushë, ku u përleshën me futbollistë të Teutës, duke goditur disa prej tyre.
Situata doli jashtë kontrollit për disa minuta, duke detyruar ndërhyrjen e policies dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Forcat e rendit shoqëruan disa persona në komisariat për aktet e dhunshme, ndërsa Policia e Vlorës largoi plotësisht tifozërinë nga tribuna C, ku qëndrojnë ultrasit e Flamurtarit.
Foto: Newsmax Balkans
Arbitri kryesor i takimit, Eldorian Hamiti, u tërhoq në dhomat e zhveshjes dhe ndeshja mbeti e ndërprerë për shumë minuta. Sipas arbitrit dhe delegatit të ndeshjes, kushti për rinisjen e sfidës ishte zbrazja totale e tribunës përballë nga tifozët.
Në momentin e ndërprerjes, Teuta ishte në avantazh me rezultatin 0-1. Mbetet për t’u parë vendimi përfundimtar mbi fatin e ndeshjes dhe masat disiplinore që mund të ndërmerren nga organet kompetente.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)