Thiago Silva do të vazhdojë karrierën e tij në futbollin europian, duke hedhur poshtë çdo mundësi rikthimi te Milan apo Chelsea. Mbrojtësi brazilian, tashmë 41 vjeç, ka nënshkruar zyrtarisht me Porton, duke zgjedhur kampionatin portugez si skenën ideale për të ruajtur formën dhe për të mbajtur gjallë objektivin e madh, pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 me Brazilin.
Pas përfundimit të bashkëpunimit me Fluminense, Silva u përfol për një rikthim nostalgjik te disa nga ish-klubet e tij, por këto zëra nuk u konkretizuan. Porto veproi shpejt dhe siguroi shërbimet e një prej mbrojtësve më me përvojë në futbollin botëror, duke i ofruar një kontratë deri në qershor 2026, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.
Zyrtarizimi u bë në mënyrë të veçantë në platformën X, përmes një videoje ku u shfaq edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano. I veshur me fanellën e Portos, Thiago Silva u shpreh i lumtur dhe i nderuar për këtë kapitull të ri, duke falënderuar trajnerin Francesco Farioli për besimin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)