Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja është rikthyer të shënojë në Premier League pas gati dy vitesh.
Sulmuesi 24-vjeçar shënoi golin e barazimit për Burnley-n në ndeshjen në shtëpi ndaj Bournemouth.
Pas dy ndeshjeve në formacion, këtë herë Broja e nisi nga stoli, por arriti të gjejë më në fund golin teksa u aktivizua në pjesën e dytë. Pas një krosimi nga krahu i djathtë, Broja kërceu mbi të gjithë duke e dërguar me kokë topin në rrjetë.
Të paktën në 3 ndeshjet e fundit. Armando Broja ka treguar një formë të mirë, e tashmë ka arritur të gjejë edhe golin e parë këtë sezon në Premier League, i cili e mundonte që prej periudhës kur luante me Chelsean.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)