Juventusi fitoi 2-1 ndaj Romës në supersfidën e javës së 16-të të Serie A, duke u afruar vetëm një pikë larg vendit të katërt, që aktualisht mbahet pikërisht nga verdhekuqtë. Me nga një gol për pjesë, bardhezinjtë konfirmuan formën e mirë dhe ambiciet për zonën Champions.
Vendasit zhbllokuan ndeshjen në “Allianz Stadium” në fundin e pjesës së parë, me diagonalen e saktë të Conceição, që finalizoi një aksion mjaft të bukur të bardhezinjve nga e majta. Pjesa e dytë dhuroi më shumë emocione, me Juventusin që e nisi fuqishëm dhe dominoi lojën.
Në minutën e 70-të erdhi edhe goli i dytë: pas një goditjeje me kokë të McKennie të pritur nga Svilar, amerikani rikuperoi topin dhe asistoi për Openda, i cili realizoi golin e tij të parë në Serie A, duke dërguar topin në rrjetë me portën bosh. Roma reagoi dhe në minutën e 75-të Baldanzi ngushtoi diferencën, pork jo nuk mjaftoi.
Përkundrazi dhjetë minuta përpara fundit, shtylla i mohoi golin Yildiz. Pas fitores ndaj Bolognës dhe me këtë sukses kundër Romës, përforcohet bindja se Juventusi është rikthyer seriozisht në garën për një vend në Champions League. Ata favorizohen edhe nga kalendari, sepse me ndeshjet ndaj Pisa, Lecce dhe Sassuolo, skuadra e Spallettit ka një mundësi konkrete për ta mbyllur fazën e parë të Serie A mes katër ekipeve të para.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)