Franca se ka arritur marrëveshjen me Zinedine Zidane, që ish-trajneri i Real Madridit të marrë drejtimin e kombëtares pas përfundimit të Botërorit 2026. Sipas raportimeve, Zidane pritet të rikthehet në stol si trajner i përfaqësueses me të cilën fitoi Kupën e Botës si lojtar në vitin 1998.
53-vjeçari Zidane është pa punë prej largimit nga Reali në maj të vitit 2021, por tashmë duket se është gati për një rikthim të madh në futbollin ndërkombëtar. Evenimenti i verës së ardhshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë do të shënjojë fundin e epokës së Didier Deschamps.
Trajneri aktual qëndron në krye të stolit prej vitit 2012 dhe i udhëhoqi “gjelat” drejt triumfit në Kupën e Botës 2018, ndërsa në “Katar 2022” ata u mposhtën në finale nga Agjentina e Lionel Messi. Zidane nga ana tjetër, ka të paktën tre vjet që pret mundësinë për të drejtuar përfaqësuesen e Francës.
Foto ilustruese
Si lojtar, Zinedine Zidane ka luajtur 108 ndeshje me blutë në të cilat ka shënuar 31 gola. Pas triumfit në Kupën e Botës 1998, karriera e tij me kombëtaren u mbyll në mënyrë dramatike në finalen e Kupës së Botës 2006, ku u largua nga fusha me karton të kuq pas goditjes me kokë ndaj Marco Materazzit, ndërsa Franca humbi përballë Italisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)