Egjipti siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Afrikës falë fitores së vuajtur, por shumë të rëndësishme, me rezultatin minimal 1-0 ndaj Afrikës së Jugut. Ndeshja ishte e luftuar dhe plot tension, ndërsa Mohamed Salah rezultoi vendimtar.
“Faraonët” i’a dolën falë eksperiencës dhe cilësisë së lojtarëve kryesorë. Momenti vendimtar ishte ai i minutës së 45-të: pas një ndërhyrjeje të VAR-it dhe mes polemikave të afrikano-jugorëve, arbitri akordoi penallti për Egjiptin.
Nga pika e bardhë, Mohamed Salah u tregua i ftohtë, duke realizuar me stil “panenka” dhe zhbllokoi rezultatin. Në pjesën e dytë, Egjipti menaxhoi avantazhin dhe pavarësisht tensionit në minutat e fundit, rezultati mbeti i pandryshuar.
Me këtë fitore 1-0, Egjipti siguron kalimin në fazën tjetër të Kupës së Afrikës, duke forcuar ambiciet për të shkuar sa më larg në këtë turne. Ky ishte rezultati i 12-të pozitiv me radhë, teksa ekipi fluturon me Mohamed Salah.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)