Mbyllja e gjysmës së parë të sezonit është shoqëruar me ndryshime të mëdha të Tirana. Klubi vendosi të bëjë një revolucion të vërtetë, duke larguar praktikisht një ekip të plotë futbolli.
Në faqen zyrtare, bardheblutë njoftuan ndërprerjen e marrëdhënies me nëntë futbollistë. Bëhet fjalë për Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez. Sipas klubit, ndryshimi i cili është realizuar me largimin e futbollistëve “është realizuar me marrëveshje të përbashkët”.
Sipas njoftimit të Tiranës, “qëllimi është të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme. Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”.
Në këtë edicion, bardheblutë kanë arritur një nga pikat më të ulëta në histori. Pas 18 javëve të Kategorisë Superiore, ata pozicionohen në vendin e fundit të renditjes me vetëm 10 pikë të grumbulluara. Ekipi ka regjistruar vetëm një fitore, 7 barazime dhe 10 humbje, teksa mbeten më të rrezikuarit për të rënë nga kategoria.
Foto: KF Tirana
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)