Ky edicion i Kupës së Afrikës ka dhuruar përrallën e Malit. Ata fituan me rezultatin 3-2 kundër Tunizisë në fazën e 1/8, vetëm pas ekzekutimit të penalltive. Ndërkohë, loja e rregullt dhe kohët shtesë përfunduan në barazim 1-1.
Një triumf i vuajtur, edhe sepse Mali mbeti në inferioritet numerik pas 26 minutave lojë, prej ndërhyrjes brutale të Coulibaly që aktivizohet me Sassuolo-n në Serie A italiane. Tunizia shënoi në të 88-ën me Chaouat, por në minutën e gjashtë shtesë, Sinayoko riktheu barazpeshën me penallti.
Koha shtesë nuk prodhoi asnjë gol dhe për të caktuar fituesin ishin të nevojshme goditjet e penalltive. Nga pika e bardhë, Mali siguroi kalimin në çerekfinale, pas fituar asnjë ndeshje në këtë edicion.
Edhe nga faza e grupeve, ata u kualifikuan vetëm falë tre barazimeve me Marokun, Komoros dhe Zambian. Të premten, më datë 9 janar, Mali do të sfidojë favoritët e Senegalit për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)