Kevin De Bruyne mund të largohet nga Napoli që në afatin kalimtar të janarit, vetëm gjashtë muaj pas transferimit të tij. Sipas Il Mattino, klubi italian është i hapur të shqyrtojë oferta nga Superliga e Arabisë Saudite, ndërsa edhe vetë mesfushori belg po konsideron opsionet e tij.
De Bruyne iu nënshtrua një operacioni në tetor dhe pritet të rikthehet në fushë vetëm në mars 2026. Një transferim në Arabinë Saudite shihet si mundësi që ai të fokusohet te rikuperimi dhe përgatitja për Kupën e Botës 2026.
Ylli belg pritet të kthehet javën e ardhshme në Napoli për të vazhduar rehabilitimin. Ai iu bashkua Napolit si lojtar i lirë verën e kaluar, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asistime në 11 ndeshje, para se të pësonte dëmtimin serioz.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)