Në tragjedinë e rëndë që ka tronditur Zvicrën, pas zjarrit vdekjeprurës në Crans-Montana, një prej të prekurve më rëndë ishte skuadra e futbollit të Lutry. Në klubin amator zviceran luanin shtatë futbollistë të mitur që humbën jetën mes flakëve shkatërruese, që shpërthyen në godinën “Le Constellation”.
Ndërkohë, pesë fëmijë të tjerë ndodhen ende të shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. “Tashmë jemi të bashkuar për jetën”, ishte mesazhi prekës, që nëna e një prej viktimave u ka drejtuar prindërve të fëmijëve të tjerë të ndjerë, duke shprehur dhimbjen e përbashkët dhe solidaritetin mes familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi.
Klubi zviceran i futbollit i ka përkujtuar të vegjlit me një mesazh emocionues të shoqëruar nga një imazh bardhë e zi i një fushe futbolli: “Ata veshën ngjyrat tona, ndanë dhomat e zhveshjes, të qeshurat, lodhjen dhe ëndrrat. Prania e tyre ka lënë një gjurmë në klub dhe do të mbetet përgjithmonë në kujtimet tona”.
Foto: FC Lutry
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)