Java e 19-të e Serie A italiane u shoqërua me rezultate të pazakonta. Në dhjetë ndeshje të luajtura, ekipet vendase nuk regjistruan asnjë fitore. Përkundrazi, dominuan skuadrat udhëtuese, të cilat regjistruan gjashtë fitore dhe katër barazime. Ndeshjet përmbyllëse ishin Cremonese-Cagliari 2-2 dhe Milan-Genoa 1-1.
Diçka e tillë nuk ndodhte prej vitit 2014, duke bërë që kampionati elitar i futbollit Italian të kthehet 12 vite mbrapa në kohë. Kjo është hera e katërt në histori, kur në kampionatin me 20 skuadra, ekipet vendase bëjnë hapa fals dhe i zhgënjejnë tifozët e tyre në stadium.
Më parë, diçka e ngjashme kishte ndodhur në javën e 11-të të edicionit 2007-’08, në javën e 36-të të sezonit 2012-’13 dhe në javën e 12-të të edicionit 2014-’15 të Serie A. Avantazhi i faktorit fushë është zhbërë në mënyrë të dukshme, por në këtë rast rezultatet e regjistruara lidhen edhe me cilësinë e skuadrave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)