Vedat Muriqi ka qenë sërish vendimtar për Majorkën, duke gjetur rrugën e rrjetës në përballjen ndaj Valekanos. Sulmuesi dardan realizoi me kokë pas një krosimi të saktë të Latos, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
31-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik në La Liga. Në 18 ndeshje të luajtura deri tani, Muriqi ka realizuar 11 gola, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të Majorkës.
Ai ka qenë titullar në shumicën e sfidave dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e rezultateve pozitive të ekipit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)