Barcelona ka triumfuar 3-2 ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, të zhvilluar në stadiumin King Abdullah Sport City, duke siguruar trofeun pas një ndeshjeje dramatike dhe plot emocione.
Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Raphinha, i cili realizoi dy gola vendimtarë dhe udhëhoqi katalanasit drejt suksesit, ndërsa skuadra vazhdoi formën e shkëlqyer me fitoren e 10-të radhazi në të gjitha kompeticionet, gjithmonë duke shënuar të paktën dy gola.
Real Madridi e nisi takimin më agresiv, me Vinícius Júnior që rrezikoi seriozisht portën e Joan García-s në minutat e para. Megjithatë, Barcelona gradualisht mori kontrollin përmes lojës së saj të pasimeve dhe krijoi raste të shumta. Pas disa tentativave, Raphinha zhbllokoi rezultatin, duke mposhtur Courtois-in me një goditje të saktë.
Foto: AP/Altaf Qadri
Reali reagoi shpejt dhe barazoi me një aksion individual të shkëlqyer nga Vinícius, por pjesa e parë rezervoi edhe surpriza të tjera. Robert Lewandowski riktheu epërsinë për Barcelonën, ndërsa Gonzalo García barazoi sërish për madrilenët pas një situate të ngatërruar në zonë.
Pjesa e dytë ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë, me raste në të dyja portat. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, një gjuajtje e Raphinha-s e devijuar nga mbrojtja e Realit përfundoi në rrjetë, duke vulosur fitoren 3-2 për Barcelonën.
Edhe pse katalanasit mbetën me një lojtar më pak në fund, ata rezistuan deri në fishkëllimën finale, duke fituar Superkupën për herë të parë që nga viti 2011.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)