McTominay heroi i Napolit, barazimi i parë për Interin
Sfida në “San Siro” përfundoi me rezultatin 2-2, në dy raste zikaltërit nuk arritën të ruanin avantazhin. Skuadra e Chivu ruan kreun e Serie A, me tre pikë më tepër se Milani.
Për herë të parë në këtë edicion të Serie A italiane, Interi u ndal në barazim. Në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 20-të, zikaltërit barazuan 2-2 me Napolin në “San Siro”, duke humbur mundësinë për t’u shkëputur në krye të renditjes.
Interi kaloi i pari në avantazh që në minutën e 9-të me Federico Dimarcon, pas asistit të Thuram. Napoli reagoi dhe barazoi në minutën e 26-të me Scott McTominay, i cili ishte protagonisti absolut i ndeshjes.
Në pjesën e dytë, vendasit u rikthyen në avantazh falë penalltisë së realizuar nga Çalhanoglu në minutën e 73-të. Por, McTominay shënoi sërish, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Me këtë barazim, Interi ruan kryesimin në renditje me 3 pikë më tepër se Milanit dhe 4 nga Napoli. Në fund të ndeshjes, trajneri i të kaltërve, Antonio Conte u ndëshkua me karton të kuq për protesta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)