Surpriza më e madhe e futbollit ndërkombëtar erdhi nga Kupa e Francës. Paris Saint Germain u eliminua në turin e 1/16, pasi u mposht me rezultatin 1-0 në derbin e kryeqytetit nga rivalët më të vegjël të Paris FC.
Skuadra që kërkon shërbimet e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani regjistroi fitore historike. Triumfi u regjistrua pikërisht në fushën e kampionëve në fuqi të kompeticionit, në “Parc des Princes”.
Vendimtar ishte goli i Jonathan Ikoné. Ish-lojtari i Fiorentinës dhe Comos, u aktivizua nga stoli në minutën e 40-të pas dëmtimit të Gory. Ai realizoi rrjetën e fitores në të 74-ën, pasi finalizoi një kundërsulm të shpejtë të skuadrës mike.
Pas Tripletës së sezonit të kaluar, Paris Saint Germain humbet zyrtarisht shansin që të përsëritë këtë arritje. Në anën tjetër, Paris FC priti 48 vjet që të luante derbin me rivalët e qytetit dhe kjo ndodhi dy herë brenda javës.
Pas humbjes 2-1 në kampionët, skuadra më e vogël e kryeqytetit francez realizoi një triumf madhështor, duke tronditur futbollin. Kjo ishte edhe fitorja e tyre e parë në ndeshje zyrtare kundër milionerëve të PSG.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)