Torino fitoi 3-2 në fushën e Romës dhe siguroi në mënyrë surprizë vendin në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra e mbrojtësit kuqezi Ardian Ismajli realizoi surprizën e madhe në “Olimpico”.
Adams realizoi dy gola për miqtë, në secilën pjesë të lojës, teksa barazimi i verdhekuqve në dy raste nuk mjaftoi. Triumfi i Torinos u vulos në minutën e 90-të nga talenti turk, Emirhan Ilkhan. Në këtë ndeshje, u aktivizua ylli i mbrojtjes së Kombëtares, Ismajli i cili ishte titullar, ndërsa Asllani nuk figuronte as në stol, duke konfirmuar mbylljen e huazimit.
Festa ishte vetëm përgjysmë për Ismajlin, që pësoi një goditje në kaviljen e lënduar më parë dhe u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 70-të. Tashmë mbrojtësi kuqezi do të presë rezultatin e analizave mjekësore, për të kuptuar gradën e dëmtimit dhe kohën që do ti nevojitet të kthehet në fushë. Torino do të ketë përballë në çerekfinalet e Kupës skuadrën e Interit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)