Kupa e Mbretit konfirmoi momentin e vështirë të Realit të Madridit. Pas shkarkimit të trajnerit Xabi Alonso dhe emërimit në stol të Arbeloa-s, “Los Blancos” u eliminuan nga turneu.
Surpriza e madhe u realizua nga modestët e Albacete-s. Skuadra e cila po lufton që të mbijetojë në Ligën e Dytë spanjolle, i mposhti me rezultatin 3-2. Një disfatë e rëndë për Realin, që shënon një fillim shumë negativ për epokën pas largimit të Alonsos.
Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Álvaro Arbeloa-s, trajneri i ri i vendosi që disa titullarë të qëndronin pushim. Mes tyre ishin Mbappé dhe Bellingham, ndërsa në fushë nga minuta e parë u aktivizua Vinicius Junior. Megjithatë, këto zgjedhje nuk dhanë rezultat.
Albacete kaloi në avantazh në minutën e 42-të me golin e Villar, ndërsa Reali barazoi në fund të pjesës së parë falë Mastantuono-s. Në pjesën e dytë protagonisti absolut ishte Betancor, i cili shënoi dy gola, në minutën e 82-të dhe në të 94-tën, duke vulosur eliminimin e madrilenëve. Rrjeta e Gonzalo Garcia në minutën e 91-të, që solli barazimin e përkohshëm 2-2, rezultoi e pamjaftueshme.
Me këtë humbje, Reali i Madridit eliminohet përpara kohe nga Kupa e Mbretit. Debutimi i Arbeloa-s në rol hyn në histori si një nga më zhgënjyesit gjatë viteve të fundit në klubin mbretëror.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)