Në javën e 21-të të Serie A, Napoli ka rikthyer buzëqeshjen te tifozët me një fitore të vuajtur 1-0 ndaj Sassuolos në “Maradona”.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Lobotka në minutën e 7-të pas një kthimi të portierit Muric mbi Elmas.
Sassuolo reagoi dhe provoi të rrezikojë me Laurientén, por Napoli arriti të ruajë avantazhin deri në fund. Në pjesën e dytë, Milinkovic-Savic ishte vendimtar duke mohuar disa raste të Pinamontit, ndërsa skuadra vendase u përball me probleme të shumta dëmtimesh.
Me këtë fitore, Napoli ngjitet në kuotën e 43 pikëve, duke mbetur 6 pikë pas Interit dhe duke kapur momentalisht Milanin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)