Ecuria pozitive e Juventusit të Luciano Spallettit në Serie A u ndërpre. Bardhezinjtë u mposhtën 1-0 në fushën e Cagliari-t, duke regjistruar humbjen e dytë nën drejtimin e trajnerit dhe zbritën në 10 pikë distancë nga Interi kryesues.
Episodi i parë vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 15-të, kur arbitri Massa akordoi fillimisht një penallti për Juventusin pas një kontakti në zonë mes Mazzitelli-t dhe Miretti-t. Pas konsultimit me sistemin VAR, gjyqtari e ndryshoi vendimin dhe kjo bëri që pjesa e parë e lojës të mbyllej pa gola.
Në fraksionin e dytë, Juventusi e rriti presionin, por Caprile evitoi golin e Cambiaso-s. Bardhezinjtë e mbyllën Cagliari-n në gjysmëfushën e vet, duke mos i lënë hapësira për kundërsulme, por vendasit goditën nga një goditje standarde. Në minutën e 65-të, Gaetano ekzekutoi një goditje dënimi dhe Mazzitelli realizoi me një volej spektakolar, duke shënuar golin e fitores për kuqeblutë.
Aktivizimi i Zhegrovës dhe Opendës nuk solli ndryshim në rezultat, teksa portieri Caprile realizoi një tjetër pritje vendimtare pas tentativës së Yildiz. Yllit turk iu mohua goli edhe në minutën e 84-t, kur goditja e tij përfundoi në shtyllë pas një devijimi.
Cagliari festoi një fitore të rëndësishme dhe u ngjit në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Juventusi u ndal pas pesë fitoreve në gjashtë ndeshjet e fundit. Torinezët mbeten në kuotën e 39 pikëve dhe humbasin ritmin pozitiv në kampionatin italian.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)