Përfaqësuesja e Nigerisë vendosi një rekord historik në Kupën e Afrikës, duke u ngjitur për herë të 17-të në podium. Kjo është një arritje, të cilën nuk e ka realizuar asnjë skuadër tjetër e kontinentit afrikan.
“Shqiponjat” e siguruan vendin e tretë në këtë edicion të trofeut pas fitores 4-2 me penallti përballë Egjiptit. Ata triumfuan vetëm falë ekzekutimeve nga pika e bardhë, pasi ndeshja në stadiumin e Kazablankës në Marok, u mbyll në barazim pa gola gjatë kohës së rregullt.
Heroi i sfidës ishte portieri Stanley Nwabali, që falë paraqitjes vendimtare u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, duke kontribuar në mënyrë të paçmueshme në suksesin e nigerianëve, pasi priti penalltitë e Mohammed Salah dhe Marmoush. Pas tre titujve kampionë të Afrikës, ata kanë qenë 5 herë nënkampionë, teksa në nëntë raste kanë siguruar shkallën e tretë të podiumit dhe medaljen e bronzit.
Edhe pse nuk arriti në finalen e madhe, Nigeria u konsiderua nga shumë ekspertë si skuadra më konstante e turneut. “Shqiponjat” fituan gjashtë ndeshje dhe pësuan vetëm një humbje, atë në gjysmëfinale ndaj organizatorëve të Marokut, që mbrëmjen e sotme luajnë finalen për trofeun me Senegalin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)