Para dhe tokë në bregdet, Sadio Mane me shokë shpërblehen për fitoren në Kupën e Afrikës

Çdo lojtar në skuadrën e “Luanëve të Terangës” do të marrë rreth 135,000 dollarë cash, si dhe një truall toke prej 1,500 metrash katrorë në Petite Côte, një zonë bregdetare e njohur për turizmin dhe zhvillimin e pasurive të patundshme në Senegal.

21.01.2026. 14:54

Para dhe tokë në bregdet, Sadio Mane me shokë shpërblehen për fitoren në Kupën e Afrikës

Presidenti i Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, ka njoftuar një paketë shpërblimesh për lojtarët e kombëtares së vendit të tij, të cilët triumfuan në finale e AFCON 2025 përballë Marokut organizator, duke e sjellë kupën e Afrikës në shtëpi.

Çdo lojtar në skuadrën e “Luanëve të Terangës” do të marrë rreth 135,000 dollarë cash, si dhe një truall toke prej 1,500 metrash katrorë në Petite Côte, një zonë bregdetare e njohur për turizmin dhe zhvillimin e pasurive të patundshme në Senegal.

Foto: AP/Misper Apawu

Presidenti i vendit tha se shpërblimet kishin për qëllim vetëm vlerësimin e lojtarëve dhe stafit që bëri të mundur fitoren e titullit të dytë të Senegalit në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Anëtarët e stafit teknik dhe të trajnerëve do të marrin nga 90,000 dollarë secili, së bashku me nga 1,000 metra katrorë tokë, ndërsa anëtarët e tjerë të delegacionit zyrtar, përfshirë stafin logjistik dhe mbështetës, do të marrin 35,000 dollarë dhe 500 metra katrorë tokë.

Foto: AP/Misper Apawu

Njoftimi u bë të martën kur titulli i AFCON iu dha Presidentit dhe popullit të Senegalit.

"Ju ishit të vendosur ta sillnit këtë kupë në shtëpi dhe e bëtë këtë heroikisht, duke luajtur futboll të bukur, me lojë të ndershme dhe sjellje shembullore, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Dijeni se kjo fitore i përket të gjithë popullit senegalez", tha presidenti Faye.

Foto: AP/Misper Apawu

Dhjetëra mijëra tifozë të futbollit senegalez mbushën rrugët e Dakarit të martën, ndërsa ekipi kombëtar mbajti një paradë fitoreje për të festuar triumfin e tyre në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Marokut.

Lojtarët dhe trajnerët e ekspozuan trofeun e tyre nga një autobus me çati të hapur, i cili kaloi nëpër turma të mëdha në të gjithë kryeqytetin, duke u drejtuar drejt pallatit presidencial të vendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)