Mbrëmja e së mërkurës në Champions League përcaktoi disa nga ekipet e fazës së ardhshme të kompeticionit teksa ka mbetur edhe një ndeshje në fazën e grupit.
Bayern Munich siguroi vendin në tetëshen e parë pas fitores 2-0 ndaj Royale Union Saint-Gilloise. Harry Kane ishte protagonisti kryesor, duke shënuar dy gola dhe duke i dhënë bavarezëve një tjetër fitore në shtëpi, ku mbeten të pamposhtur në Champions League që prej vitit 2013. Edhe pse Kim Min-jae u ndëshkua me karton të kuq, Bayern kontrolloi ndeshjen dhe kaloi më tej, ndërsa belgët mbeten me shpresa minimale për kualifikim.
Juventus mbajti gjallë shanset për kualifikim direkt pas suksesit 2-0 ndaj Benficës në Torino. Golat e Khéphren Thuram dhe Weston McKennie i dhanë “Zonjës së Vjetër” fitoren e tretë radhazi në Champions League. Benfica humbi një penallti në fund dhe tani duhet të fitojë ndaj Real Madridit për të shpresuar në play-off.
Liverpool u ngjit në vendin e katërt pas fitores së pastër 3-0 ndaj Marseille në “Velodrome”. Golat e Szoboszlai, një autogol dhe realizimi i Cody Gakpo vulosën suksesin e anglezëve, që mbeten të pamposhtur në 13 ndeshje radhazi.
Barcelona triumfoi 4-2 ndaj Slavia Pragës në një ndeshje spektakolare. Fermín López, Dani Olmo dhe dy gola të Robert Lewandowskit i dhanë katalanasve tre pikë të rëndësishme, duke ruajtur shanset për kualifikim automatik përpara ndeshjes së fundit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)