Një legjendë e futbollit anglez ka rrëfyer se ishte “me fat që doli gjallë” pasi u rrëmbye dhe u mbajt nën kërcënimin e thikës gjatë asaj që besonte se ishte një intervistë pune për një post të rëndësishëm trajneri. Bëhet fjalë për Adrian Heath, ish-ikonën e Everton-it dhe ish-trajner në kampionatin amerikan.
Duke folur për “The Athletic”, 65-vjeçari tregoi se kishte rënë në një kurth të përgatitur me kujdes. Përpara udhëtimit në Marok ai kishte kërkuar edhe këshilla nga njerëz të besuar, duke përfshirë edhe Steven Gerrard, i cili kishte punuar më parë në Arabinë Saudite. Oferta dukej shumë fitimprurëse, e për këtë arsye në muajin nëntor udhëtoi drejt vendit afrikan.
Në Marok ishte ftuar që të takonte një person, i cili i ishte prezantuar si “sheik”. Atë ia kishin përshkruar si pronar të madh hotelesh dhe biznesesh në rajon. Por sapo Heath mbërriti, situata mori një kthesë dramatike. Dy burra e pritën me lule dhe e shoqëruan me makinë drejt një qyteti-port të vogël.
Pasi hyri në një dhomë, në të cilën ndodheshin edhe tre persona të tjerë, iu bë e qartë se ishte rrëmbyer. “Duhet ta kuptosh që kjo nuk është ajo që mendoje”, i tha njëri prej burrave. Më pas kërcënimet u bënë të drejtpërdrejta: rrëmbyesit i kërkuan një shumë parash me gjashtë shifra, duke e kërcënuar se nëse nuk paguante, nuk do ti shihte më kurrë gruan, fëmijët dhe nipërit.
Foto nga web
Situata u përshkallëzua gjatë natës, kur një thikë iu vendos në fyt. Heath tregoi se në ato momente mendonte vetëm për familjen e tij. Rrëmbyesit telefonuan bashkëshorten e tij, Jane, duke i kërkuar të transferonte para. Ndërkohë, djali i tij ish-futbollist, Harrison Heath, arriti ta lokalizonte të atin përmes aplikacionit “Find My Friends”. Me këto të dhëna, familja kontaktoi autoritetet amerikane dhe FBI-ja u përfshi menjëherë në çështje.
Nën presionin e hetimeve, Heath u tha rrëmbyesve se e vetmja mënyrë për të marrë para ishte ta linin të kthehej në SHBA. Papritur, një nga rrëmbyesit hyri në dhomë dhe i tha të merrte sendet: po dërgohej në aeroport. Kundër çdo pritshmërie, ai u lirua. Fillimisht, legjenda e futbollit anglez nuk kishte ndërmend ta bënte publik historinë, por ndryshoi mendje pasi FBI e informoi se një tjetër trajner kishte rënë viktimë e një skeme të ngjashme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)