Shtatë persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Rumani. Sipas raportimeve nga mediat rumune, në ngjarje u përfshi një minibus që transportonte tifozët e PAOK-ut të Selanikut. Automjeti në të cilin udhëtonin 10 pasagjerë, ishte nisur nga Greqia dhe po udhëtonte drejt Francës.
Tifozët kishin planifikuar të ndiqnin ndeshjen e së enjtes në Europa League mes Lyonit dhe PAOK-ut. Sipas raportimeve, tre persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe ndodhen të shtruar në spital në gjendje kritike për jetën. Pamjet nga kamera në bordin e një tjetër mjeti, treguan momentet dramatike të përplasjes.
Imazhet e publikuara nga mediat lokale, tregonin se minibusi grek tentoi të parakalojë një automjet tjetër, përpara se të përplaset ballë për ballë me një kamion që po vinte nga drejtimi i kundërt. Autoritetet rumune kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)