Tirana rikthen një tjetër ish, Bekaj blindon portën e bardhebluve

Klubi i Tiranës duket se e ka marrë seriozisht misionin mbijetesë në Superligë dhe merkatoja e janarit e tregon më së miri angazhimin e Presidentit Refik Halili. Pasi riktheu në ekip Redon Xhixhën dhe Ernest për të blinduar sulmin, klubi ka riveshur bardheblu edhe gardianin e portës, Visar Bekaj.

27.01.2026. 22:14

Tirana rikthen një tjetër ish, Bekaj blindon portën e bardhebluve

Visar Bekaj është sërish portieri i Tiranës. 28-vjeçari ka pranuar të rikthehet në kryeqytet pas përfundimit të aventurës me Hatajspor, klub nga i cili u larguan të gjithë futbollistët e huaj për shkak të problemeve financiare dhe vonesave në pagesa.

Bekaj ishte një nga protagonistët kryesorë të titullit kampion të fituar nga bardheblutë në vitin 2022, duke u konfirmuar si një element kyç në suksesin e skuadrës.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës konsiderohet një transferim i bujshëm, që vjen pas afrimeve të tjera si Xhixha, Ernest, Alvarez dhe Ndong, lëvizje këto që synojnë të ndryshojnë rrjedhën e sezonit për Tiranën.

Deri më tani, Tafas ishte zgjedhja e parë në portë, por kjo lëvizje surprizë lë të kuptohet se drejtuesit e klubit do t’i besojnë sërish Bekajt rolin e titullarit, duke forcuar ndjeshëm repartin defensiv.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)