Nga Gadishulli Arab vjen një prej autogolave më të pazakontë në historinë e futbollit botëror. Ngjarja ndodhi në ndeshjen e Qatar Stars Cup, një prej turneve zyrtarë të futbollit në vendin e Lindjes së Mesme.
Portieri i Al Shamal, shkaktoi një autogol të çuditshëm në fundin e ndeshjes së 1/8 kundër Al-Shahaniya. Në minutën e 92-të, ai nuk arriti të kontrollonte një goditje dënimi dhe pasi provoi tre herë ta largonte topin, i befasoi të gjithë tifozët e pranishëm në stadium, duke e shtyrë sferën drejt rrjetës.
Momenti bëri që për një moment në stadium të pllakoste heshtja, me tifozët që e kishin të vështirë ta kuptonin atë që ndodhi. Ky autogol i dha fitoren minimale Al-Shahaniya, që arriti të siguronte kualifikimin në çerekfinalet e turneut.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)