Para sfidës në Champions, minjtë “hedhin valle” në Camp Nou

Brejtësi është parë të qarkullonte në pjesën e poshtme të fushës, mes kabujve të kamerave dhe të sistemit të fonisë.

28.01.2026. 14:16

Para sfidës në Champions, minjtë “hedhin valle” në Camp Nou

Është një prej stadiumeve më legjendarë të Europës dhe të botës. Të gjithë lojtarët e kanë ëndërr të luajnë në “Camp Nou”, impianti që lidh legjendën e së kaluarës me lavdinë e së tashmes.

Barcelona nga ana e saj po punon që ta modernizojë stadiumin, që megjithatë duket se ka shumë probleme. Pas rrjedhjes së ujit në tribunën e gazetarëve, imazhet e fundit kanë tronditur opinionin. Camp Nou është pushtuar nga minjtë, me gazetën madrilene “Marca” që publikoi imazhet.

Gjithçka ka ndodhur kur mungonin më pak se 24 orë nga ndeshja e Champions League kundër FC Copenhagen. Brejtësi është parë të qarkullonte në pjesën e poshtme të fushës, mes kabujve të kamerave dhe të sistemit të fonisë. Kjo situatë ngriti jo pak shqetësime rreth kushteve dhe higjenës së impiantit përpara startit të ndeshjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)