Arsenali shet Maldinin shqiptar, zbulohet ekipi i ri

Maldini shqiptar nuk do të jetë më në organikën e Arsenalit. Ekipi londinez e ka transferuar 20 vjeçarin në Ligën e dytë.

Burimi: Football insider

29.01.2026. 16:34

Arsenali shet Maldinin shqiptar, zbulohet ekipi i ri

Maldini Kacurri nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Arsenalit. Ekipi londinez ka vendosur të shesë 20 vjeçarin e Kombëtares së Shqipërisë në këtë merkato janari.

Mbrojtësi do t’i bashkohet në pjesën e dytë të sezonit, skuadrës së Grimsby Toën në ligën e dytë, e cila spikati këtë vit duke eliminuar Manchester United nga kupa.

Kacurri ishte i huazuar te Morecambe, teksa momentalisht ende nuk bëhet me dije sa ka kushtuar shitja e kartonit të shqiptarit.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë u transferua te Arsenal nga Fulham në vitin 2022, por nuk arriti të debutojë me ekipin e parë të “Topçinjve”.

Grimsby e konsideron Kacurrin si një përforcim kyç, veçanërisht për vazhdimin e sezonit dhe për sfidën e ardhshme në FA Cup ndaj Wolves.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)