Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventura e Kristjan Asllanit me Beshiktashin në Superligën turke.
Mesfushori i Kombëtares kishte vetëm 6 minuta në fushën e lojës kur bëri një ndërhyrje të palejuar ndaj lojtarit të Konyaspor, duke detyruar arbitrin që t’i tregojë kartonin e kuq.
Asllani u transferua këtë merkato dimri në Turqi, pasi luajti fazën e parë për Torinon.
Shqiptari do të qëndrojë deri në fund të sezonit me Beshiktashin që ka të drejtën për të blerë kartonin nga Interi nëse performance e tij do pëlqehet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)