“Legjenda e Kuqe”, Partizani feston 80-vjetorin e themelimit
Klubi ka fituar 17 tituj kampion, 15 Kupa të Shqipërisë, 3 Superkupa të Shqipërisë dhe 1 Kupë Ballkanike, si dhe është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Futboll Klub Partizani festoi këtë të mërkurë, më 4 skurt, 80-vjetorin e krijimit të klubit. Të kuqtë janë padyshim një nga emrat më të mëdhenj dhe më të suksesshëm të historisë së futbollit shqiptar. I themeluar më 4 shkurt 1946, Partizani ka qenë për dekada me radhë protagonist absolut në rang kombëtar, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Ata kanë ndërtuar një histori të pasur me trofe, suksese dhe kontribute të rëndësishme për sportin shqiptar. Gjatë këtyre 80 viteve, klubi ka fituar 17 tituj kampion, 15 Kupa të Shqipërisë, 3 Superkupa të Shqipërisë dhe 1 Kupë Ballkanike, si dhe është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” dhe “Legjenda e Futbollit Shqiptar”.
Këto arritje e konfirmojnë si një prej klubeve emblematike. Me një traditë të pasur dhe një tifozeri të madhe e të zjarrtë, Partizani mbetet simbol i pasionit, krenarisë dhe identitetit sportiv shqiptar. Festimet për 80-vjetorin shënojnë jo vetëm një moment reflektimi mbi historinë e lavdishme të klubit, por edhe një angazhim për të ardhmen dhe vazhdimin e traditës së suksesit.
Foto: LSA
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)